Deja vu e ëmbël – Flamuri dhe ngjashmëria

(s. guraziu – ars poetica, g 2019 – emblema amerikane si “frymëzim” për flamurin kosovar ! apo thjesht rastësi)

…s’është se e pata vrarë mendjen aq, por ka me vite, në fakt që nga shpallja e Pavarësisë, kur Kosova e pati adaptuar flamurin aktual, prore kisha përshtypjen dizajn i “njohur”, diç si deja vu e ëmbël, sesi më bëhej veç e kisha parë diku, nëse jo tërësisht të ngjashëm… atëherë pjesërisht, elemente të ngjashme, sikur diç e mbamendjes insistonte “e ke parë ore… garant, thjesht lodhe kokën pakëz” – mirëpo kurrë s’e pata gjetur, kuptohet pastaj njeriu thjesht i hedh gjërat në harresë, s’është se deja vu-ja ime na pati qenë “brengë” aq serioze rreth jo-origjinalitetit të kosovarëve – sot, derisa po lexoja diç rreth US Air Force Research Laboratory (aty doli dhe emblema e tyre) – ngela… sepse rishtas sikur ajo deja vu-ja : )